Berisha kërkon nga presidenti Thaçi ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë

22 mars 2020 | 18:59

Zytrari i PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, që ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të koronavirusit.

“Zoti president, merre situatën në dorë sipas kompetencave kushtetuese dhe phpalle gjendjen e jashtëzakonshme në vend që të vendoset disiplina qytetare dhe mbështetja e kujdesi shtetëror ndaj qytetareve”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës:

Zoti president,

Mere situatën në dore sipas kompetencave kushtetuese dhe
1. Shpalle gjendjen e jashtëzakonshme në vend që të vendoset disiplina qytetare dhe mbështetja e kujdesi shtetëror ndaj qytetareve;
2. Imponoje vendimin tënd të parlamenti i Kosovës për veprim, në të kundërtën vepro edhe ndaj parlamentit me kompetencat që u jep Kushtetuta e vendit;
Zonja kryetare e parlamentit
1. Krijoni komision ad hock me detyrë të veçantë hetimin parlamentar të mos veprimit të kryeministrit dhe ministrit përkatës të shëndetësisë e tjerëve që i implikon rrethana e krijuar në vend lidhur me masat ndaj pandemisë botërore që tani me e mori viktimën e parë në Kosovë.
2. Të hetohen për mos veprim si formë e kryerjes së veprës penale, konform udhëzimeve parandaluese që ua propozoj ISHSH për të ngritur pikat e karantinimit në pikat e kalimit kufitar doganor dhe pasi të hetohen të lejohen të hyjnë në shtet e familje.
3. Mos veprimi konform këtyre udhëzimeve ka bërë që të tillët të hyjnë në brendi të vendit dhe sot po e gjurmojmë virusin nëpër brendi të vendit.
4. Veç bazuar në lëvizjen e njerëzve të pretenduar me virus siç në rastin e gazmendit familjar në Gjakovë pritjet për shpërthim të infeksionit mund të jenë me qindra.

Të dashur qytetar, të vihemi në mbështetje të idesë për gjendjen e kontrollit të situatës nga institucione përgjegjëse që kanë kapacitete siç janë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe e kanë fushë misioni specifike MUAC apo mbështetjen Ushtarake të Autoriteteve Civile.
Të mobilizohemi që të mos lejojmë që të tillë qeveritarë më veti sociopatike dhe psikocentrike dhe paranojak në veprim me identitet e integritet të degraduar siç zyrtarët e qeverisë dhe vet subjektit që na u shfaqen me kërcënime për vendosje diktature e puq ushtarak, të krijojnë rrezikim kolektiv për popullin për ambiciet e tyre për pushtet dhe luftën e brendshme politike që nuk përkon me interesin tonë për mbrojtjen e shëndetit publik e kolektiv.
Sot, ka një të vdekur nga virusi. I shprehe ngushëllimet e mia familjes! Ndaj dhimbjen me ta. Vërtet se “gabimet e shëndetësisë i mbulon dheu” por kësaj radhe s’kemi të bëjmë me gabim të mjekësisë por me kriminalitetin mendor dhe në veprim të qeveritareve egoist, që po tregojnë se janë gati të përfitojnë edhe mbi fatkeqësinë e qytetarëve vetëm për të përmbush ambiciet e tyre të sëmura diktatoriale për pushtet dhe dominim konfliktuoz me të gathë ata që mendojnë ndryshe prej tyre.
Të vihemi në mbrojtje të vetes tonë si qytetarë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 53.578 raste pozitive të konfirmuara në Itali sipas buletinit…