
Berisha kërkon që protesta e sotme të jetë ‘demonstrim dhe mospajtim’
07 gusht 2025
| 14:53
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shkruar për protestën e sotme mbarëpopullore kundrejt Gjykatës Speciale, për çfarë ka kërkuar që ajo të jetë jo thjesht protestë pasive, “por demonstrim dhe mospajtim”.
“UÇK-ja është më shumë se individ, më shumë se ushtri. Është ide, është ndjenjë, është vizion i kamotshëm për LIRI! Protestë jo, por demonstrim dhe mospajtim! Nëse sot protestojmë dhe nuk e identifikojmë zëshëm të keqen dhe keqbërësit më mirë mos me dalë hiq! Djemtë e UÇK-së nuk kanë qenë asnjëherë për hajgare!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.