Berisha komenton takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel: Ja pse u tmerrua Aleksandër Vuçiqi

21 korrik 2021 | 13:12

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar takimin e fundit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Berisha ka renditur arsyet se përse Vuçiqi e ka konsideruar si të tmerrshëm takimin e fundit.

Sipas Berishës, Albin Kurti ndër të tjera i ka kërkuar Vuçiqit ta njohë gjenocidin serb në Kosovë

“Ajo qe e tmerroi më shumë se çdo gjë tjetër Aleksandër Vuçiç dhe e bëri të tmerrshëm për të takimin me kryeministrin Kurti kur ky i fundit i dorëzoi dokumente dhe i kërkoi të njohë tre aktet e gjenocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, është fakti se vet ai është pjesëmarrës në gjenocidin e fundit serb ndaj boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një deklaratë zyrtarë, Milan sqaron se pas një seri…