
Berisha konfirmon largimin nga Dukagjini, pritet t’i bashkohet Dinamos
Futbollisti i njohur Hekuran Berisha ka konfirmuar largimin nga Dukagjini i Klinës. Berisha ka konfirmuar lajmin e largimit me anë të një postimi në “Facebook”, derisa falënderoi klubin dhe njerëzit që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij deri me tash.
“Po e shënoj këtë mesazh me plot emocione për klubin KF Dukagjini! Faleminderit shumë për mbështetjen – familjes time, klubit dhe qytetit tim të zemrës – si dhe stafit, nga presidenti Fabian Veseli, Korab Desku e deri te kryetrajneri Ismet Munishi, që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës time deri ku jam sot. Kam kaluar të gjitha gjeneratat e grupmoshave në këtë klub, ku jam rritur si futbollist dhe si person me karakter. Kam qenë pjesë e një grupi shumë mbështetës dhe e ndjej Dukagjinin si shtëpinë time të dytë. Po largohem për të bërë një hap tjetër në karrierën time, por KF Dukagjinit, klubit ku jam formuar, i uroj suksese të shumta gjatë gjithë rrugëtimit. Do ta keni përherë mbështetjen time”, ka shkruar Berisha.
Transferimi i tij te Dinamo City shihet si një hap i rëndësishëm për të vazhduar rritjen profesionale dhe për të sfiduar veten në një ambient të ri futbollistik.