Berisha: Kosova më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme se formimit të qeverisë!

07 mars 2025 | 12:52

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për deputet, Zafir Berisha, ka komentuar situatën pas zgjedhjeve në Kosovë.

Berisha ka vlerësuar se Kosova është më adër zgjedhjeve se formimit të qeverisë.

“Kosova më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme , se formimit të qeverisë!

Pak orë pasi u dha rezultati preliminar për zgjedhjet e 9 shkurtit pata shkruar: ‘Të hipnotizuar nga një skizofren, një grumbull ‘hajvanësh’ më 9 shkurt e humbën mundësinë që të fitojë Kosova dhe e futën vendin me një udhëkryq!’. Sot është mese e qartë se ndryshimet ligjore për zgjedhjet e parlamentare kanë bërë një regres në këtë proces demokratik, ku me të drejtë zgjedhjet e 9 shkurtit mund të llogariten si zgjedhje më të manipuluara dhe korruptuara që nga pas lufta, duke ja kaluar për të keq edhe zgjedhjeve të 2010, për të cilat kemi menduar se do të mbeten një histori e keqe dhe e papërsëritur. Zgjedhjet e 9 shkurtit përveçse kanë ‘prodhuar’ lëndë për prokurorinë e shtetit, ato kanë bunkerizuar partitë në pozicione të tyre, nga ku Kosovën e sheh më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme se formimin e qeverisë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë perfekte garimin e…