Berisha: Kurti do të eliminojë secilin që merr vëmendje ndërkombëtare
Dajana Berisha, drejtoreshë e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), ka thënë se kryeministrit Albin Kurti nuk i pëlqen fakti që Vjosa Osmani ka marrë kaq shumë vëmendje ndërkombëtare. Sipas saj, Kurti nuk dëshiron të ketë ndërmjetës tjetër përveç tij mes Kosovës dhe SHBA-së.
Berisha në KTV, ka potencuar se këtë e dëshmon më së miri injorimi nga ana e Kurtit ndaj të gjitha vizitave të Osmanit, nënshkrimin në emrin e Kosovës si themeluese e Bordit të Paqes dhe çdo takimi tjetër me figurat e larta veçanërisht në SHBA.
“Kurti do të eliminojë secilin apo secilën që merr vëmendje të ndërkombëtarëve. Vjosa Osmani sidomos në këto dy vitet e fundit mori një vëmendje super të madhe ndërkombëtarisht sidomos nga SHBA-ja, presidenti Trump. Një ndërmjetës ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, nëse nuk është Albin Kurti duhet patjetër të eliminohet sepse i pengon raportet e drejtpërdrejta me Amerikën, Uashington dhe Brukselin”, ka thënë Berisha.



