Berisha: Kurti manipulon djem e çika të reja

27 mars 2020 | 09:08

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, dhe ai i LV-së, Mefail Bajqinovci, në një debat të drejtpërdrejtë e të realizuar online në RTK janë përplasur me njëri-tjetrin.

Derisa Bajqinovci i ka thënë Berishës se qeveritë e kaluara kanë qenë hajdute dhe se e kanë zhvatur shtetin, Berisha i është kundërpërgjigjur se Kurti është pro rus dhe se dëshiron të vendosë diktaturë në Kosovë. Ai ka shtuar se Kurti manipulon djem e çika të reja.

“Albin Kurti oshtë pro rus. Nuk guxon me marrë vendime. Don me ba diktaturë në Kosovë. Manipulon djem e çika të reja”, është shprehur Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë duke…