Berisha, Kurtit: Mos tento ta themelosh “Zajednicën”, nuk të tolerojmë

25 shkurt 2022 | 22:23

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, gjatë debatit parlamentar për dialogun, ka thënë se Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë jo nga dëshira, por nga nevoja.

Në adresimin e tij para deputetëve, Berisha është shprehur me tone kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në këtë kontest, Berisha ia ka bërë të qartë KUrtit se nuk do ta lejojnë ta themelojë “Zajednicën” të cilën dikur e kundërshtonte ashpër.

“Mos provoni të na e krijoni tani ‘Zajednicën’ apo ‘Republikën serbe’ se në nuk do të tolerojmë. Kryeministrat para jush,  arritën që ta shtrijnë sovranitetin e Kosovës në atë pjesë të vendit! Kryeministri Thaçi arriti të vendos doganën, policinë, institucionet, Po ju z. Kurti çka arritët?”, ka thënë Berisha.

Fjalimi i plotë i deputetit Berisha:

Kosova hyri në dialog, jo nga dëshira por nga nevoja.

Kosova hyri në dialog për t’i zgjidhë problemet, e jo për të krijuar probleme.

Kosova hyri në dialog me Serbinë, si shtet, sovran dhe demokratik, jo nga dëshira por, se atë edhe ja kërkuan partnerët e saj.

Kosova hyri në dialog me Serbinë, për të përmbyllur procesin e shtetësisë së saj me njohje reciproke me Serbin.

Presidenti Thaçi,  ish-kryeministri i Kosovës, në vitin 2013, me marrëveshjen ku u vendosen parimet e dialogut, ndër të tjera, se çdo marrëveshje duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në kuadër të kësaj, si deputet, konsistojë që qeveria dhe kryeministri të raportojnë për dialogun, të raportojnë për “thikat mbi harta” edhe nëse ekzistojnë, nga këtu “do i bëjmë thirrje Hagës ta gozhdojnë atje me burgim të përjetshëm”.

Por nëse ato thika mbi harta nuk ekzistojnë, atëherë,  kjo qeveri e humb kredibilitetin dhe nuk është e besueshme diç edhe ka filluar të bëhet. Kjo qeveri ka mashtruar, ka gënjyer, shpifur dhe e ka helmua popullin me të pavërteta.

Çka u bë pra me “ Zajednicën”?

Duhet ta  dijë se ne nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë “Zajednicën”!

Pra nuk do të lejoheni të krijoni “Zajednicën” si “Republikën Serpska” në Kosovë!

Kryeministri do mbahet për fjale, që “asgjë që bie ndesh me kushtetutën të mos guxoj ta nënshkruaj”!

Por, edhe ta mbështesim që ta zbatoj Kushtetutën lidhur me “Zajednicën”.

Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që përbën obligim të zbatohet.

Lidhur me temën e dialogimit me Serbin për “Zajednicën” kryeministrit do ia përkujtoj qëndrimin: “nuk mund të bëj ‘Zajednicën’  vend në trupin e shtetit të Kosovës, në institucionet e popullit e të shoqërisë tonë, pa një rrëfim të ri për luftën.

Pra që të ndryshohet e ardhmja e Kosovës për keq duhet që të ndryshohet e kaluara e Kosovës për keq. Gjykata Speciale, e ka për mision historik dhe politik që shqiptarët e Kosovës t’i bëj me turp, e ta pranojnë instalimin dhe implementimin e “Zajednicës” në Kosovë.

Siç është gjendja jonë në Kosovë dhe mbamendja kolektive, jona “Zajednica” nuk ka vend në Kosovë. Mirëpo, kjo mbamendje jona, kjo vetëdije jona për të kaluarën, që e ruajmë të gjithë në, duhet të transformohet në mënyrë që “Zajednica” të natyralizohet. Pra edhe Kosova e këtillë çfarë është, çfarë e mbajmë në mend në të kaluarën edhe “Zajednica” çfarë duan ta instalojnë në Kosovë, se përjashtojnë njëra-tjetrën,  edhe nuk mund të ngjajnë të dyja në të   njëjtën kohë. Pra, “Zajednica” në Kosovë ka nevojë për një histori të re të Kosovës, për një histori që veç histori nuk është. Instalimi i kësaj “zajednice” me një Gjykate Speciale që na ndryshon historinë, do të bëj që të thuhet se njëmend Serbia bëri shumë krime mbi shqiptaret, prandaj u njoh pavarësia e Kosovës. Por, edhe shqiptaret benë krimet me monstruoze, prandaj u njoh edhe “Zajednica” në Kosovë.

Ka nevojë për një dyzim brenda historisë sonë, në mënyrë që të ndodh dyzimi brenda gjyqësisë tonë. Gjykata speciale, konsiston me një histori të re për Kosovën. Historia politike është parashikim i të kaluarës, Gjykata Speciale duke e shikuar ndryshe të kaluarën do ta shkruaj ndryshe historinë e Kosovës, prandaj ajo duhet të jete e papranueshme per qytetarët e Republikës e posaçërisht për deputetet e Kosovës”.

Po ia përkujtoj ketë fjalim kryeministrit, për ti  kujtuar se historia nuk mund të ndryshohet, as edhe me turpin që e bëtë ju me presidenten, me përkujtimin e 14 vjetorit të pavarësisë, duke mohuar se kush e shpalli pavarësinë e kush ishte ideatori e arkitekti i kësaj pavarësie, e shtetit të pavarur  të Kosovës.

Emrat e mëdhenj të historisë si, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi, Sali Çeku e Adem Jashari, janë të pa arritshëm më në histori.

Kryeministër, në fjalët tuaja që ua citova,  e patë se ju i keni akuzua se po shantazhohen me speciale për ta bërë “Zajnednicën”!

E pra Kryeministër, ata burra shkuan në Hagë edhe nuk benë asgjë kundër Kushtetutës, edhe ta kujtoj se, çdo marrëveshje që nënshkruan ata,  i nënshtrohej Kushtetutës.

Por, ju z. kryeministër, mos provoni të na e krijoni tani “Zajednicën” apo “Republikën serbe” se në nuk do të tolerojmë.

Kryeministrat para jush,  arritën që ta shtrijnë sovranitetin e Kosovës në atë pjesë të vendit! Kryeministri Thaçi arriti të vendos doganën, policinë, institucionet.

Po ju z. Kurti çka arritët?

E përkeqësove situatën, e ndale integrimin e serbëve me dërgimin e Njësive për Operacione Speciale,  pa pasur nevojë, kur implementimin e marrëveshje ke mundur ta bësh me njësitë prevenuese të policisë standarde.

Kur ishit në opozitë, akuzonit qeverinë për mos vendosje të rendit dhe ligjit në Veri.  Tani, Kryeministër vendoseni rendin dhe ligjin!

Tani e ke pushtetin, mos vajto, merr përgjegjësi e mos e rrezikoni vendin më!

Qeveritë e me hershme arritën disa marrëveshje me Serbinë, ndonëse deri tani jo të gjitha të realizuara, por, nga qeveria Kurti pamë veç regres dhe futje në rinegocim të marrëveshjeve tani më të dakorduara, si ajo për targa,  dhe kjo është papërgjegjësi e kësaj qeverie.

Ndaj di epilog afro dy vjeçar por edhe në kontekst të deklarimeve programore,  qeveri Kurti është qeveri e papërgjegjshme e pa afte për t’ i qua proceset përpara!

Nga debati i kuvendarëve sot, kjo qeveri e ka rastin me insistua në dialog siç sugjeruan edhe e mbështetën unanimisht opozita, duke e korrektuar në kërkesën e tij publike që “të mos insistojnë në epilog përfundimtarë me marrëveshje, por edhe në marrëveshje me njohje të ndërsjellë” dhe këtë ngades, zhvillimet ndërkombëtare në raport me situatën në Ukrainë dhe veçanërisht me Rusinë, do ta sjellin Serbin, në situatë të përcaktohet në mes perëndimit dhe Rusisë, e në këtë kontekst Kosova është kushti kryesor i lëvizjes drejt perëndimit për Serbinë.

Por jo! Nga ajo çfarë lexohet në politikbërjen e kësaj qeverie dhe ajo që deklaroi botërisht në foltore të Kuvendit, s’do ta bëj sepse nuk e ka objektiv zgjidhjen e çështjes së Kosovës e cila me Marrëveshjen e Uashingtonit ishte sjelle në finale, duke i eliminuar me njohjen në qendër apo si kryeradhë veç jo në epilog, se nuk e do Kryeministri.

Në labirinthet e filozofisë së tij, me “Reformatimin” e dialogut, me interpretimin politik të vlerësimit të Kushtetueses rreth Marrëveshjes për Asociacionin siç e ka kualifikuar Gjykata Kushtetuese, me pretendimin se Gjykata e ka kualifikuar né shkelje të kushtetutshmërisë në disa  pozicione. Por, kryeministri Kurti e ka për qëllim që të gjejë “Model” tjetër që nuk e ka “mohuar” Kushtetuesja.

Ndërkohë që “mentorët” permanent të kryeministrit, që nga viti i hershëm 1997 e deri me sot, po punojnë në analizimin dhe studimin e mundësisë për një model “zajednice”  të pranueshëm edhe për Beogradin e që do të ishte burim nga Kushtetuta e vitit 1974. Me ketë synim kjo qeveri, asaj pjese do ti jepë autonomi territoriale, apo edhe nëse për fillim do të jetë në dukur një autonomi ekonomike e kulturore, për një kohë të shkurtër prej tetë vitesh,  Kushtetuta e Kosovës nuk mund te ndaloj që të pavarësohet apo të kthehet në një “republikë serbe”, dhe ta imponoj ndryshimin e rendit kushtetues dhe të organizimit e strukturimit shtetëror të Kosovës.

Kurse atakimi i sotëm nga deputetët e   qeverisë dhe qëndrimi refuzues ndaj Rambujesë, kundër Vjenës dhe Ahtisarit, kundër Pavarësisë duke e cilësuar akt tradhtie, kundër formimit të ushtrisë, janë të gjitha tema kundër të cilave ka qenë edhe Serbia, edhe Kina, edhe Koreja Veriore, edhe Rusia.

Ky pozicionim ua jep edhe emrin se kush janë.Prandaj, e ritheksoj se ky kryeministër dhe kjo qeveri, vërtetë do të bëhet e para që do të rrëzohet me revolta qytetarë por, në këtë rast edhe me damkën e tradhtisë kombëtarë për të cilën ka veç një çmim kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 30.000 persona u mblodhën në kryeqytetin e Gjeorgjisë të…