Berisha: Kushtet e Albinit për takim me Vuçiqin, ‘ushqim’ për analfabetët dhe trushpërlarët

27 qershor 2024 | 14:53

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut në Bruksel.

Duke i komentuar kushtet e Kurtit për t’u takuar me presidentin serb, ai ka thënë se ato janë vetëm ushqim për militantët e LV-së.

Berisha në “Facebook”, ka shkruar se në të njëjtë mënyrë shefi i qeverisë ka mashtruar edhe në të kaluarën.

“Tri kushtet e Albinit për me u taku me Vuçiqin janë ‘ushqim’ për analfabetët dhe trushpërlarët e tij, pasi jemi në vitin zgjedhor. Me të njëjtin ‘specialitet’ i ka mashtruar edhe në të kalumën, kur thoshte ‘jo negociata vetëvendosje’, nuk takona me Serbinë pa kërkuar falje për gjenocidin që ka bërë në Kosovë, pa i kthyer të pagjeturit e luftës, pa i paguar dëmet e luftës, katastërin pa kthyer, etj, etj. I njëjti mashtrues është, vetëm atëherë ka rrejt për me ardhur në pushtet, ndërsa tash po rren për me mbajt pushtetin”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për krime lufte…