Berisha: Mbështetja e Kurtit për VLEN-in, pjesë e strategjisë për ndikimin rus në Ballkan

05 gusht 2025 | 11:04

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka pretenduar se mbështetja e Albin Kurtit për koalicionin VLEN në Maqedoni të Veriut ka qenë pjesë e strategjisë sllave.

Ai ka thënë këtë e dëshmon deklarata e Arben Taravarit se VLEN-i gjatë fushatës të vitit 2024 ka marrë donacion rreth 800 mijë euro nga një kompani me pronar serb.

Berisha ka shkruar se është që një serb të jap para për fushatën e shqiptarëve.

“Gjatë kohës sa u zhvillonte fushata zgjedhore në Maqedoni të Veriut, për arsye personale kam qëndruar dy javë në Shkup, ku nga afër e kam parë se mbështetja e Albinit për kopilat e VLEN-it është pjesë e strategjisë sllave për të shtrirë ndikimin rus në Ballkan. Nuk u deshtë shumë kohë që këtë komplot sllav kundër shqiptarëve të cilës është duke i shërbyer Albini dhe sekti i tij, me kuptuar të gjithë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”, duke shprehur dyshimet edhe për financimin e fushatës së LV-së.

“Deklarata e z. Taravari se VLEN-i gjatë fushatës të vitit 2024 nga një kompani me pronar serb, ka marrë ‘donacion’ prej 800 mijë eurosh, vetëm sa e vërteton ato që e kam thënë për ndërhyrjet djallëzore të Albinit në atë fushatë. Një serb jep para për fushatën e shqiptarëve, mos po ju duket diçka e pazakontë!? Jo, nuk është e pazakontë për ata që i përcjellin zhvillimet politike dhe sigurisë në rajon. Kompania nga Serbia (GEN) e ka financuar edhe fushatën e Albinit në Kosovë, dhe kjo nuk është rastësi, siç nuk janë rastësi klithmat e njëjta sllavo-maqedone me ato sllavo-serbe, ‘shqiptari i vdekur është shqiptari mirë’”, ka shkruar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar pritje për bashkatdhetarët,…