Berisha: Mbrojtja ndaj ish-krerëve të UÇK-së i dha efekt tjetër zhvillimit të deritanishëm në Hagë

18 shtator 2025 | 20:40

Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, e nisi dëshminë e tij për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se mbi Thaçin kishin ndikim komandantë lokalë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Politikani nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” u shpreh se këto dëshmi i kanë dhënë një efekt tjetër zhvillimit të deritanishëm të seancave në Hagë.

“Sepse deklaratat e Prokurorisë kanë qenë shqetësuese pasi e kishin humbur edhe nivelin e seriozitetit të një prokurorie dhe një gjykate të tillë, e cila mundohej të bazohej në një raport i cili e imponoi krimin e këtyre dhomave e pastaj kaloi në dëshmitë e këtyre krimeve që ishin të rëndomta. Por më shqetësuese ishte fakti se këto dëshmi ishin të stisura, duke krijuar opinionin se këto dhoma ishin të njëanshme, pasi nuk po gjykoheshin serbët për krimet e tyre. Më e keqja ishte fakti se i trajtonte në raporte të barabarta dhe në një farë mënyre po përpiqej të bëhej kriminalizimi i kësaj lufte të UÇK-së, duke vënë në dyshim edhe identitetin tonë si shtet dhe ushtarak”, u shpreh ndër të tjera politikani Hisen Berisha.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME POLITIKANIN HISEN BERISHA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka…