Berisha me kolegë bashkëbisedojnë me studentët e universitetit ‘Ukshin Hoti’

22 maj 2025 | 13:24

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i shoqëruar nga deputetët Mëgim Lushtaku e Blerta Deliu-Kodra dhe koordinatori i Njësisë për Marrëdhënie me Publikun në Kuvend, Burim Etemaj, kanë pritur në një takim në sallën plenare studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Berisha ka bërë me dije se me studentët e këtij universiteti kanë bashkëbiseduar për çështje të rëndësishme që i prekin të rinjtë.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me studentët e Universitetit ‘Ukshin Hoti’ të Prizrenit, të cilët vizituan sot Kuvendin e Kosovës.  Diskutuam për çështje të rëndësishme që prekin të rinjtë, arsimin dhe angazhimin e studentëve në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Ky takim nuk ishte vetëm një mundësi për të shkëmbyer mendime dhe ide, por gjithashtu një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet, duke u mundësuar atyre të kuptojnë më mirë rolin dhe kompetencat e Kuvendit dhe mundësitë për të pasur ndikim konkret në zhvillimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte në buzë të greminës, por në fund, Ange Postecoglou…