Berisha merr mbështetjen e Francës për FSK-në

05 prill 2018 | 15:36

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka pritur të enjten në një takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert.

Ministri Berisha e ka njoftuar ambasadorin Chabert me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, si dhe përfaqësimin e lartë të gjinisë femërore në MFSK dhe FSK.

Po ashtu Berisha e ka njoftuar ambasadorin Chabert edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka FSK-ja me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, ShBA-në, shtetet anëtare të NATO-s si dhe për zhvillimet rreth transformimit të FSK-së, në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka konfirmuar gatishmërinë e Francës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në muajt në vazhdim, duke filluar me vizita të delegacioneve zyrtare, identifikimin e fushave të bashkëpunimit me interes të përbashkët për të dyja shtetet.

Ministri Berisha dhe ambasadori Chabert kanë konstatuar vullnetin e dyanshëm për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Francës, duke marrë angazhimin për emërimin e atasheut ushtarak në Kosovë, si dhe pjesëmarrjen e ushtarakëve të Francës në kuadër të NALT-it në MFSK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga viti 1999 në Kosovë janë pastruar 51 milionë…