Berisha: Ministrja Haxhiu në konferencën për medie është dashur të japë dorëheqje

08 dhjetor 2022 | 15:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka reaguar pas konferencës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka bërë me dije se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Berisha ka pyetur ministren e Drejtësisë se pse i kanë zhdukur këto mostra.

“Zonja ministre! Prapa këtij veprimit tuaj, a është  qëllimi ta fshihni krimin terrorist mbi institucionet e Kosovës?”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai ka thënë se Haxhiu në këtë konferencë për medie është dashur të japë dorëheqje  dhe jo të akuzojë të tjerët.

Postimi i plotë i Berishës:

Zonja ministre e Drejtësisë!

Pse i zhdukët mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore?!

Zonja ministre! Prapa këtij veprimit tuaj, a është  qëllimi ta fshihni krimin terrorist mbi institucionet e Kosovës?

Kur i emëruat rrugët në Prishtinë me emërtimin “Vëllezërit Dehari” më pati shkuar mendja se, cili ishte kontributi i Arbnorit e Astritit?!

Nëse flasim për Arbnorin, pyes, se mos ai ka mundur të jetë “sinjalizues” dhe nga presioni është shtyrë në vetëvrasje nga ata për të cilët punonte dhe a është vlerësuar mënyra e vdekjes dhe faktorët që e shtyn?! Kurse, më konkretisht lidhur me Astritin ka nevojë të dihet, nëse u zbulua që u vra nga pushteti për aktivizëm politik dhe u  vërtetua me vendim gjyqësor të formës së prerë apo ka një të vërtetë ligjore tjetër, meqë ekspertizat vendore as ndërkombëtare nuk po e mbështesin vendimmarrjen gjyqësore.

Por, në këtë rast nuk kemi as njërën as tjetrën, e as zbulim të së vërtetës.

Prandaj, pyes a e bletë heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori vëllezërit Dehari?

Ministre, ju jeni në pushtet që tri vjet!

Ju administroni me të gjitha institucionet!

A mos është dashur që në këtë konferencë për shtyp, të jepnit dorëheqje e jo të akuzonit të tjerët?

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka pritur sot në takim…