
Berisha mposhti koronavirusin
23 dhjetor 2020
| 12:43
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha e ka mposhtur koronavirusin.
Kapiteni i kuqezinjve ka rezultuar negative në tamponët e fundit dhe ka rinisur stërvitjen me skuadrën e Spalit. Ballafaqimi me Covidin nuk ishte i lehtë për portierin shqiptar, i cili u detyrua të shtrihet në spital për trajtim të specializuar.
(Epoka e re)