
Berisha mungon ndaj Suedisë
27 mars 2021
| 14:04
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka pësuar lëndim që do ta lë atë jashtë fushës për duelin kundër Suedisë.
Takimi kundër Suedisë është i pari i ciklit të dytë kualifikues për Kosovën dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën nga ora 20:45.
Mungesën e Berishës në mesfushë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës në faqen zyrtare.
“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, thuhet në njoftimin e FFK-së.