
Berisha në garë për lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve
03 dhjetor 2020
| 17:31
Mërgim Berisha po paraqitet mjaft mirë me skuadrën e Red Bull Salburg. Berisha shkëlqeu me lojën e tij kundër Lokomotives së Moskës, duke realizuar dy gola në fitoren 1-3.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, me këtë rast është kandidat për t’u shpallur lojtar i javës në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i Salzburg, është në konkurrencë me Olivier Giroud, İrfan Can Kahveci dhe Romelu Lukaku.
Who are you voting for?
⭐️ Olivier Giroud
⭐️ İrfan Can Kahveci
⭐️ Romelu Lukaku
⭐️ Mergim Berisha#UCLPOTW | @FTBSantander | #UCL— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 2, 2020