
Berisha: Në Hagë u ktheva për të dytën herë
Rilind Berisha ka vizituar ish drejtuesit e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Berisha për të dytën herë po e viziton Hagën. Herën e parë kishte ardh si i dëshmitar ndërsa sot për t’i takuar Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Hashim Thaçin e Rexhep Selimin.
“Në herën e parë erdha ta mbroja të vërtetën dhe të dëshmoja të drejtën; tani, në herën e dytë erdha të takoja çlirimtarët e atdheut”, ka shkruar Berisha.
Kështu ka bërë të ditur Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i tij:
Në Hagë u ktheva për të dytën herë
Në herën e parë erdha ta mbroja të vërtetën dhe të dëshmoja të drejtën; tani, në herën e dytë erdha të takoja çlirimtarët e atdheut. Ata të cilët luftën e fituan, Kosovën e bënë sovrane dhe të pavarur, tani e tri vite në emër të drejtësisë univerzale po e mbrojnë të vërtetën e patjetërsueshme të pastërsisë së luftës së UÇK-së, emblemës së artë të lirisë sonë.
Në këto dyer të vrazhda hyra plot mall e nostalgji për zërin dhe fytyrën e UÇK-së, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Hashim Thaçin e Rexhep Selimin. Atyre u lash të falat dhe mbështetjen e shokëve dhe nga ata dola plot shpresë dhe besim që takimin tjetër do ta kemi në Prishtinës.