Berisha: Në sezonin e ri kam synime të mëdha me Leccen

04 gusht 2025 | 12:58

Medon Berisha, lojtari shqiptar i Lecces preku tema të ndryshme, në intervistën për faqen e klubit.

“Kam një ndjenjë të mirë rreth përgatitjeve që kemi bërë. Punuam shumë dhe u përpoqëm shumë në stërvitje, jemi gati për sezonin e ri. Këto ishin prova të mira, dhe morëm pak kohë loje. Kërkesat e trajnerit Di Francesco? Ai na dha ide të reja për formacionin e ri që po përdorim”, ka thënë Berisha.

“Më ka kërkuar të sulmoj më shumë në thellësi dhe të përfshihem më shumë. Synimet e mia për sezonin e ardhshëm janë të luaj më shumë ndeshje, të qëndroj pa dëmtime dhe të siguroj mbijetesën tonë të katërt radhazi”, ka deklaruar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën u hodh shorti i Ligës së për fazën…