Berisha, OVLUÇK-së: Lëri muhalifet, padite Dimal Bashën

02 shtator 2025 | 16:14

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se OVLUÇK duhet të padisë kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, për “punimin” e tij kundër UÇK-së.

Ai ka bërë me dje se tani është modeli për ata që fyejnë UÇK-së.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se gjykata nuk ka nevojë të zbulojë “ujin e nxehtë”.

“OVLUÇK-ja duhet me i lënë anash mualifet mediale, por duhet me ia përgatit padinë në organet e drejtësisë Dimal Bashës alias Gjygymit, për shkrimin kundër UÇK-së! Tash modeli është, për ata që fyejnë dhe linçojnë UÇK-në, as gjykata nuk ka me e zbuluar ujin e nxehtë! Ndërsa kam një pyetje për këta partizanët e Albinit që po hanë … për me u dukën patriotë para analfabetëve të tyre: Pse Radojçiqin e lëshuat me ik kur kreu aktin terroristë në Banjskë dhe pse nuk shpallët Listën Serbe organizatë terroriste atëherë …?”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Istogut e ka transferuar mesfushorin me përvojë të…