Berisha paralajmëron se më 23 dhjetor do të mbahet protestë e madhe

09 dhjetor 2024 | 14:27

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se më 23 dhjetor do të mbahet protesta e radhës e opozitës.

Ai e ka cilësuar këtë si dita më e fuqishme e mosbindjes civile.

Berisha ka ftuar  qytetarët që të marrin pjesë në këtë lëvizje të opozitës.

Berisha, gjithashtu ka hedhur  akuza të rënda ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke thënë se pushteti i socialistëve ka varfëruar dhe përzënë shqiptarët.

Kujtojmë se protesta e mëparshme e opozitës ishte më 27 nëntor, ku qindra qytetarë bllokuan rrugët e Tiranës, për të vënë në zbatim të ashtuquajturën mosbindje civile.

Berisha ka premtuar se protestat e opozitës do të vijojnë deri në zgjedhje, ku nga mazhoranca kërkohet vendosja e qeverisë teknike, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka…