Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’

18 gusht 2025 | 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjatë momentit të mbërritjes bien në sy dhe mbështetësit e Berishës që e presin përpara se të hyjë në ambientet e prokurorisë.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet ndaj tij janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.

Berisha e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke i cilësuar ato politike. Avokatët e tij kërkojnë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar mungesën e provave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore kufitare, në dy raste…