
Berisha pas sulmit amerikan në Iran: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës
22 qershor 2025
| 17:36
Pas bombardimeve të realizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj centraleve bërthamore në Iran, ka ardhur një reagim edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka cilësuar këtë veprim si një moment të ri dhe një thirrje të fortë për të gjithë iranianët që të bashkohen për lirinë dhe demokracinë në vendin e tyre.
“Obliterimi, de facto asgjësimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e ShBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.