Berisha për gjuhën kërcënuese të Kurtit ndaj bizneseve: Ka kohë që ky njeri ka rrëshqit

30 maj 2025 | 10:51

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i reaguar ashpër ndaj deklaratat kërcënuesit të Albin Kurtit ndaj bizneseve që kanë protestuar dje.

Ai ka bërë me dije se krahasimi i protestave të djeshme me barrikadat e bandave kriminale në veri tregon shumë për kryeministrin në detyrë të Kosovës.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se Kurti i shikon bizneset si Lenini dhe Stalini.

“Ka kohë që ky njeri ka rrëshqit, ama sot po e vërteton se vendin e ka në qendrën integruese rehabilituese e të sëmurave kronik psikiatrik në Shtime. Për me ardhur në pushtet me ndihmën e analfabetëve, ai jo vetëm që ka blloku rrugë e vënë barrikada, por ka sulmuar dhe dëmtuar institucione dhe prona private, duke gjymtuar policë dhe lënë për jetë invalid, ndërsa sot kakarisën si gjeli mbi pleh për shqetësimet e arsyeshme të bizneseve. Ky bizneset vazhdon t’i shoh me dioptrinë e shokut Lenin dhe Stalin!!!”, ka shkruar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Divorci i Mauro Icardi-t me Wanda Nara-n është nga më…