Berisha për takimin Kurti – Haradinaj: S’di pse duhet me u taku me kryebudallën

08 nëntor 2022 | 14:40

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha e ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Berisha ia ka përmendur Haradinajt deklaratën e tij për Qeverinë Kurti kur e quante “një shpi budallë”, me nervozen e tij pas takimit.

Ai madje ka ironizuar edhe me dënimin që Gjykata ia shqiptoi atij, duke thënë se “Ramushit mundet mi kushtu më shumë”.

“Një thënie e popullit thotë: budalla të mirrën me veti. Kështu duke ditur Ramushi se Kosova ka ra në duar të një “shtëpie me budall” se di pse duhet me u taku me kryebudallën, dhe me u bë nervozë e me sha! Mu 600€ më kushtue e shanja edhe pse ka qenë indirekte, Ramushit mundet mi kushtu më shumë. E shanja i bëhet hallall nëse nuk hynë në “shtëpi të budallëve” edhe ai!!!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari shqiptar, Fatos Beqiraj i ka dhënë fund karrierës së…