Berisha: Policëve që janë rekrutuar nga viti 2021 duhet t’u bëhet testi i drogës

10 korrik 2025 | 12:30

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kërkuar që policëve që janë rekrutuar nga vitit 2021 të iu bëhet testi i drogës.

Ai ka theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen rastet si ai i Lipjanit.

Berisha ka shprehur drojën e tij se ngjarjet e tilla mund të përsëriten në të ardhmen.

“Të gjithë milicët e regjimit të Albin Kurtit, të rekrutuar nga viti 2021 duhet t’i nënshtrohen edhe njëherë orëve edukative në Vushtrri dhe t’ju bëhet testi i drogës! Nëse nuk reagohet për këtë që po ndodhën mes qytetarëve dhe policisë, rasti i Lipjanit do të harrohet karshi tragjedive edhe më të mëdha që munden me ndodhë”, ka shkruar Berisha  në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der…