
Berisha: Pres fitore, Prishtinës i kanë mbetur të gjitha punët pa përfunduar (Video)
29 qershor 2025
| 10:33
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Bekë Berisha, ka thënë se pret fitore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Berisha në emisionin Weekendi në Klan Kosova, deklaroi se kryeqytetit i kanë mbetur të gjitha punët pa përfunduar.
“Mbeturinat, siguria e fëmijëve nëpër shkolla, ndriçimi, kanalizimi, rrugët, pusetat, tollovia në komunikacion, mungesa e parkingjeve”, tha ai në Klan Kosova.
Ai theksoi se problemet janë të identifikuara që 15 vjet, por nuk janë zgjidhur.