Berisha: Prokuroria e Speciales po bën eksperimente me ish-luftëtarët e UÇK-së

18 prill 2025 | 16:11

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.

Pas raportimeve në medie se  “Veseli, Krasniqi e Selimi kërkojnë lirim të përkohshëm, Prokurorisë së Hagës i kujtohet të dorëzojë përgjime të reja”, Berisha ka reaguar ashpër.

Ai ka thënë Prokuroria e Gjykatës Speciale po bën eksperimente me ishluftëtarët e UÇK-së.

“Gjykata Speciale e Hagës përmes prokurorisë së saj, po bën eksperiment me ish-luftëtarët e UÇK-së, duke i arsyetuar veprimet jonjerëzore dhe fashiste, gjoja me përgjime të reja brenda burgut, edhe pse prokuroria e ka përfunduar atë që ka pasur me thënë me akuzën e sajuar nga Serbia, Rusia dhe argatët e tyre në Kosovë. Kjo tallje në Hagë me krerët e UÇK-së, për fatin e keq, po bije në vesh të shurdhur të institucioneve të shtetit, shtet i cili është bë falë luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita e Sali Berishës në tregun artizanal të Krujës pati…