
Berisha publikon foto me liderin çeçen (foto)
05 gusht 2022
| 12:50
Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës.
Berisha fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”. Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.
Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku aktivizohet sulmuesi nga Peja. Bernard Berisha është pjesë e Akhmat Groznyt që nga viti 2017, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.