
Berisha: Raporti i Dick Martyt është i fabrikuar nga Beogradi
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në emisionin Rubikon në “Klan Kosova” ka folur edhe për Gjykatën Speciale.
Berisha ka thënë se kjo gjykatë është ngritur në bazë të raportit të Dick Martyt.
Ai ka thënë se e ka kundërshtuar raportin sepse është i fabrikuar nga Beogradi.
“Jo, unë jam kontaktuar kur është ngritur Gjykata. Sepse edhe Kosova edhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët e gjykatës. Kjo marrëveshje është votuar edhe në Parlamentin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Kam kundërshtuar publikisht raportin e Dick Martyt. Gjykata është ngritur mbi bazën e raportin e Dick Martyt. Dick Marty, e fitoi betejën. Ata që qëndruan prapa e fituan betejën”.
“Unë e kundërshtova raportin e tij, edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, më fjalën time në Asamble e ke aty, e kundërshtova në Parlamentin Evropian e kundërshtova në Këshillin e Evropës. E kundërshtova kudo, si raport i fabrikuar nga Beogradi”, ka thënë Sali Berisha.