
Berisha rikthehet në Serie A
27 qershor 2021
| 13:15
Marrëveshja është drejt finalizimit dhe Berisha në sezonin e ri do të kthehet në Serie A, pas një sezoni me SPAL në Serie B.
Torino e do portierin e kombëtares shqiptare për të zëvendësuar Salvatore Sirigu, i cili ka mosmarrëveshje me drejtuesit dhe ka kërkuar largimin.
Flitet prej ditësh për këtë lëvizje, por duket se në orët e fundit zhvillimet kanë avancuar dhe akordi mes klubeve ka ardhur. Gjithçka do bëhet zyrtare shumë shpejt.