Berisha rikthehet në Shqipëri, nënshkruan me Dinamo Cityn

10 gusht 2025 | 08:16

Bernard Berisha rikthehet në futbollin shqiptar pas afro 1 dekade. Ylli i Kosovës, që shkëlqeu me Besën e Kavajës dhe Skënderbeun, është transferuar së fundmi te Dinamo dhe do të jetë ai zëvendësuesi i Baton Zabërgjes te klubi kryeqytetas. 

Klubi e ka zyrtarizuar përmes një postimi në Facebook, ku shihet futbollisti Berisha dhe presidenti i klubit Adrian Bardhi.

“Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.

Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi.

Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja”, svkruan Dinamo City.

Berisha në 12 vjetët e fundit ka luajtur në Rusi me Anzhi dhe Alhmat Grozny.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një polic është përplasur nga një veturë në Shkodër teksa…