Berisha: Shumë shpejt iu njoftoj për skuadrën e re

18 korrik 2025 | 14:31

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, të enjten është larguar nga Akhmat. Futbollisti pejan ishte transferuar në skuadrën çeçene në vitin 2017. Berisha kishte synuar që të mbyllte karrierën në këtë skuadër, por futbolli është i tillë, dhe kjo ëndërr i mbeti e parealizuar.

“Po largohem nga Grozni me zemër të plotë – plot krenari, mirënjohje dhe kujtime të pashlyeshme. Edhe pse nuk do të vesh më këtë bluzë në fushë, Akhmati do të jetë gjithmonë pjesë e imja dhe do të mbajë një vend të veçantë në zemrën time. Do të shihemi përsëri, inshallah. Akhmati do të jetë gjithmonë shtëpia ime dhe e familjes time, me kujtimet më të çmuara”, ka thënë Berisha.Ish-futbollisti i Besës së Pejës, të premten, ka njoftuar se shumë shpejt do të vendosë për të ardhmen.

“Përshëndetje të gjithëve! Nga sot jam lojtar i lirë. Pas përfundimit të marrëveshjes me Akhmat, shumë shpejt do t’ju njoftoj për klubin e ri,” ka deklaruar Berisha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 16 korrik, Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar plotësisht…