Berisha: Sot krejt Kosova është UÇK, përveç mbetjet sllave dhe analfabetët e regjimit aktual

07 gusht 2025 | 12:31

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kritikuar pushtetit aktual për mosmbështetjen e protestës se sotme, e cila do të mbahet në ora 17:00.

Ai ka thënë se krejt Kosova është UÇK-së, përpos mbetjeve sllave dhe mbështetësve të qeverisë Kurti.

“Sot të gjitha rrugët të dërgojnë në Prishtinë, për të protestuar kundër padrejtësisë që bëhet në emër të ‘drejtësisë ndërkombëtare’. Mbështesja për UÇK-së nuk është se vetëm sot po ju pengon mbetjeve sllave në Kosovë që po kundërmojnë nga kazanët e mbeturinave, UÇK-së ju ka penguar edhe gjatë luftës, kur këtyre mbetjeve ju prishte kumarin me serbët! Sot krejt Kosova është UÇK-së, përveç mbetjeve sllave dhe analfabetëve të regjimit aktual, të cilët shiten në opinion se gjoja kanë qenë kundër gjykatës speciale, e që në fakt koha po tregon se me kundërshtimin që e kanë bë, po dele se kanë qenë të interesuar që këtë gjykatë me formuar KS i OKB, që Rusi dhe Kina me pasë akses në dënimin e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Vllaznisë ka bërë një lëvizje të rëndësishme ne…