Berisha tha se mund të udhëtojë drejt ShBA, në faqen zyrtare të DASh-it vijon të jetë vendimi ‘non grata’ i vitit 2021

08 maj 2025 | 15:56

Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) vazhdon të jetë vendimi i vitit 2021, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha, ka thënë se mund të udhëtojë drejt ShBA-së dhe është dënuar vendimi i firmosur nga ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndërsa është shprehur se për momentin nuk do të udhëtojë drejt ShBA pasi këto ditë ishte kulmi i fushatës elektorale para zgjedhjeve të 11 majit, ai ka theksuar se “non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur, vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok. Pra është e pashpresë”.

Ende nuk ka një reagim zyrtar të Departamentit të Shteti në lidhje me vendimin.

Blinkeni në 19 maj 2021 shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij “non grata”për korrupsion madhor.

Në një njoftim për shtyp, Blinkeni kishte deklaruar: “Sot unë po shpall publikisht Sali Berishën, ish-president i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor”.

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”.

Bashkë me Berishën janë shpallur “non grata” bashkëshortja e tij Liri Berisha, i biri, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi. /TCh

Vendimi i DASH në vitin 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tërhoqi vëmendjen në Los…