Berisha: T’i dëgjojmë këshillat e Amerikës, ky shtet është hisedar i Kosovës

13 shtator 2025 | 08:33

Elmi Berisha, kryetar i shoqatës VATRA në ShBA, në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij mund të bëhet një kompromis që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, derisa shton se sipas tij është mirë që çdo gjë që bëhet të ketë konsultim me Ambasadën Amerikane.

“Sigurisht që nuk është një lajm i mirë dhe ne nuk jemi të lumtur si shqiptar amerikan dhe si vatër, por që mund të iu garantoj që partneriteti ShBA – Kosovë nuk po reflektohet, duhet të ketë reflektim të gjithanshëm, edhe nga qeveria në detyrë dhe institucionet tjera, parlamenti dhe partitë e tjera politike”, tha Berisha.

“Amerika është hisedar i Kosovës, dhe një ndër shtetet më të dashura për Kosovën, marrëdhëniet mund të rregullohen shumë shpejt”, vijoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12…