
Berisha vazhdon me KB Peja
Basketbollisti i njohur Dardan Berisha do të jetë pjesë e KB Peja edhe për sezonin e ri 2025/2026. Klubi pejan e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një njoftimi zyrtar në faqen zyrtare, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me yllin e skuadrës.
“Basketbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Dardan Berisha – vazhdon në shtëpinë e tij edhe për edicionin 2025/26”, thuhet në deklaratën e klubit, duke shprehur krenarinë për vazhdimin e bashkëpunimit me njërin nga figurat më të rëndësishme të historisë së klubit dhe basketbollit kosovar në përgjithësi.
Berisha, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e basketbollit në Kosovë dhe për përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare, ka qenë lider dhe motor kyç për KB Pejën në shumë sezone. Përvoja e tij, talenti dhe përkushtimi ndaj fanellës verdhezi e bëjnë atë një figurë të pazëvendësueshme në skuadër.