Berisha zbulon pse humbi Lazio

20 shtator 2019 | 13:29

Ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha ishte titullar në ndeshjen që Lazio e humbi në Ligën e Evropës nga Clujit (2-1).

Berisha ka shprehur mendimin se goli nga penalltia dhe atmosfera në stadium ndikuan në humbjen e skuadrës italiane.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Pjesën e parë e luajtëm mirë, shënuam gol dhe kaluam në epërsi. Pastaj kemi pësuar gol nga një penallti e dyshimtë, kurse në pjesën e dytë kishim telashe edhe për shkak të atmosferës në stadium. Pasi pësuam golin e dytë, të gjithë e dinim se çfarë ndodhi”, ka thënë Berisha.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) Let’s Do It (Ta Pastrojmë Kosovën) do…