Berisha: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me të gjitha këto mangësi, do të na izolojë tërësisht

02 shtator 2025 | 13:21

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar ndaj zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke ngritur shqetësime për ndikimin që kjo do të ketë në marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Ai ka paralajmëruar se Kosova do të izolohet tërësisht nga zgjedhja e kryeparlamentarit, me të gjitha këto mangësi që janë shfaqur gjatë zgjedhjes së tij.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, me të gjitha këto mangësi që i ka në integritetin e vet, do të jetë një përfaqësim që do ta determinojë qasjen e aleatëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës për të gjitha çështjet që i ka, ashtu siç ka ndodhur me Kurtin. Do të na izolon tërësisht, do të na dërgon edhe në izolim më të thellë”, ka thënë Berisha në emisionin “Mesditë” në tëvë1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Torino, 2 shtator - Edon Zhegrova është tashmë futbollist i…