
Berisha: Zgjedhjet nuk njihen përfundimisht nga PD-ja
27 qershor 2025
| 13:44
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur sërish për zgjedhjet pas përfundimit të rinumërimit të kutive të votimit në Tiranë.
Berisha ka deklaruar para gazetarëve se “PD nuk i njeh zgjedhjet përfundimisht1”.
Në deklaratën e tij, Berisha ka drejtuar gishtin ndaj disa prej deputetëve të rinj të mazhorancës, duke i cilësuar si “deputetët e karteleve”.
“Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këta janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Këta janë deputetët e karteleve”, u shpreh Berisha.