Berjani: Çmimet e naftës sot, të njëjta si para tri vjetësh

01 prill 2023 | 14:47

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet e tanishme të naftës, janë të njëjta me të cilat kanë qenë para tri vitesh. Berjani për KlanKosova.tv tha se ka rënie të çmimit të derivateve për 65 centë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve. Kemi rënie të derivateve për 65 centë. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha Berjani.

Pas rënies së çmimit të naftës, Berjani ka shtuar se është radha që të bien edhe çmimet e produkteve ushqimore. Një litër dizel për momentin, ka thënë ai, kushton 1 euro e 29 centë, ndërsa benzina 1 euro e 30 centë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mallorca dhe Osasuna u përballën mbrëmë në kuadër të xhiros…