Bërnabiqi: Kosova nuk do ta formojë asociacionin, kjo është arma dhe mjeti në duart tona

06 mars 2023 | 12:06

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka konsideruar të pabaza sulmet e opozitës serbe ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq ndërsa ka deklaruar se me propozimin evropian nuk ka njohje të Kosovës.

“Lufta e kuazi opozitës nuk është luftë për Kosovën dhe Metohinë, por për pushtet me çdo kusht”, ka thënë Bërnabiqi në fjalën e saj, raporton “Kosovo-Online”.

Ajo ka akuzuar opozitën duke thënë se kishin dobësuar pozicionin negociator të Serbisë, ndërkohë që paralajmërimet e tyre kishin dalë të rreme.

“Duan t’i bëjnë njerëzit konfuzë… Kur shikoni se çfarë thonë politikanët në Prishtinë, atëherë e keni plotësisht të qartë se çfarë ka arritur Aleksandër Vuçiq”, ka thënë Bërnabiqi.

Ajo ka shtuar se e konsideron si “armë” në duart e Serbisë çështjen e asociacionit, pasi Prishtina nuk do ta formojë atë.

“Kjo është arma dhe mjeti ynë në duart tona, pasi ata (pala kosovare) nuk do ta formojnë asociacionin. Dhe meqenëse është pika e parë e rendit të ditës, zbatim nuk ka ende”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ajo ka përmendur edhe deputetin Haki Abazi, duke e cituar fjalën e tij se “Asociacioni është një lak rreth qafës së Kosovës”.

“Ata sot nuk mund t’i shpëtojnë asociacionit… Dhe këtu mund të shihen aftësitë politike të Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Bërnabiqi, duke e akuzuar pushtetet e kaluar që sipas saj kishin bërë kompromise të dhimbshme për Kosovën, duke e akuzuar specifikisht edhe ish-presidentin serb, Boris Tadiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i FC Istogut, Qëndrim Krasniqi karrierën dhe punën do…