Bërnabiqi uron Abazoviqin: Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku në rrugën drejt BE-së
Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka falënderuar homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq, për urimet për përzgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit, duke u zotuar se dy vendet do të ndërtojnë marrëdhënie të mira.
Abazoviq është shprehur i bindur se bashkëpunimi mes dy vende do të jetë i dobishëm për gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit për urimet kryeministrja serbe. Ne presim bashkëpunim në të ardhmen. Ne duam të ndërtojmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë në rajon, të bindur se së bashku do të bëjmë shumë gjëra të mira për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Abazoviq në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ndërsa Bërnabiqi është treguar proevropiane, duke thënë se dy vendet e kanë të përbashkët rrugën drejt BE-së.
“Urime Dritan Abazoviq për zgjedhjen kryeministër i Malit të Zi. Jam i bindur se në periudhën e ardhshme, Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm ekonomikisht e më të lidhur në infrastrukture, si dhe më të suksesshëm”, ka shkruar kryeministrja serbe.
Hvala na čestitkama @SerbianPM. Radujemo se budućoj saradnji. Želimo da gradimo najbolje moguće odnose sa svima u regionu, uvjereni da ćemo zajednički uraditi mnogo dobre stvari za Zapadni Balkan.
🇲🇪🤝🏻🇷🇸 https://t.co/gM2S5Cm3RN— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 29, 2022



