
Besa Famgas fillon prej raundit të parë, Rahoveci e Kastrioti prej të dytit
09 korrik 2025
| 13:00
Kampioni i Kosovës, Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti, dhe finalistja e Kupës, Besa Famgas, paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.
Besa Famgas fillon prej raundit të parë. Shorti për këtë raund garash, njëjtë si për të dytin, është më 15 korrik. Ndeshjet zhvillohen më 6/7 dhe 13/14 shtator.
Në raundin e parë janë gjithsej 18 ekipe, ndërsa skuadra pejane në short është bartëse.
Rahoveci dhe Kastrioti janë në mesin e 64 skuadrave që paraqiten në raundin e dytë. Ndeshjet e raundit të dytë janë më 11/12 dhe 18/19 tetor.
Në short, Rahoveci është bartës, ndërsa Kastrioti jobartës.
Plot 73 skuadra paraqiten në Kupën Evropiane për hendbollistë.