Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

07 shtator 2025 | 15:50

Besa Famgas e luan të dielën mbrëma ndeshjan e parë në edicionin e ri të garave evropiane.

Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e pret skuadrën turke, Depsas Enerji.

Ndeshja i takon raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.

Skuadrës pejane i duhet përkrahja e tifozëve në këtë ndeshje të vështirë.

Në ekipin më të suksesshëm kosovar të dekadave të fundit janë bërë ndryshime të shumta gjatë verës. Janë larguar lojtarë të rëndësishëm e po ashtu janë afruar disa hendbollistë cilësorë e me përvojë.

Besa e ka përvojë e ndeshjeve evropiane, ndërsa ndaj skuadrës turke pritet përballje e fortë.

Ndeshja e kthimit është më 13 shtator në Ankara të Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës në…