Besa Famgas shënon fitoren e 23-të me radhë

31 mars 2022 | 16:18

Besa Famgas e ka shënuar edhe fitoren e 23-të rresht në këtë edicion të Kampionatit të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës A, Besa Famgas fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 33:26.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma. Besa udhëheq në tabelë me 46 pikë. Kastrioti është i pesti me 21 pikë.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa vendasit ishin më shumë në epërsi. Por në minutat e fundit pejanët shfaqën më shumë dhe shkuan në pushim me rezultatin 16:13.

Në pjesën e dytë Besa nuk lejoi vendasit që të afrohen, ndërsa krijoi epërsi deri në dhjetë gola.

Deniz Terziqi, Denis Shabanoviq dhe Nikola Prce shënuan nga 6 gola për Besën. Jeton Bislimi dhe Samid Mekiq shënuan po ashtu nga 6 gola për Kastriotin. 5 i shënoi Guilherme Da Silva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia është e gatshme, në parim, të veprojë si një…