Besa Ismaili-Ahmeti dhe Jakup Nura bashkë në tubimin zgjedhor të PDK-së në Malishevë
Kandidatja e PDK-së për deputete me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka marrë pjesë në tubimin zgjedhor të mbajtur në Malishevë në kuadër të fushatës “#stopkrizes” të PDK-së.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka bërë të ditur se në këtë tubim ishte së bashku me Jakup Nurën, të cilin e ka vlerësuar si një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së dhe bashkëluftëtar të shumë betejave për lirinë e Kosovës.
“Me z. Jakup Nura, njeri i urtë, luftëtar i orëve të para të UÇK-së, bashkëluftëtar i shumë betejave për lirinë e Kosovës dhe një nga ata që qëndruan në vijën e parë kur atdheu kishte më së shumti nevojë”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.
Postimi i plotë i saj:
Në Malishevë, në tubimin zgjedhor #stopkrizes me #PDK125.
Me z.Jakup Nura, njeri i urtë, luftëtar i orëve të para të UÇK-së, bashkëluftëtar i shumë betejave për lirinë e Kosovës dhe një nga ata që qëndruan në vijën e parë kur atdheu kishte më së shumti nevojë.
Kontributi, guximi dhe përkushtimi i tij mbeten pjesë e historisë sonë kombëtare dhe frymëzim për brezat që vijnë.
#BedriHamza1
#jakupnura11
#besaismaili60



