Besa Ismaili-Ahmeti: Kurti talent me gjetë antitalentë për poste kyçe, në theks Ministria e Arsimit

26 tetor 2025 | 22:53

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka komentuar mosvotimin e Qeverisë Kurti 3 në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Albin Kurti ka një talent që askush tjetër s’e ka: me gjetë antitalenta për poste kyçe.

“Dëshmi: ministria e arsimit.
Shih ish-ministren dhe shih nominimin e sotmë. Albin Kurti, talenti i antitalentëve, po u thotë nxënësve dhe studentëve që bindja partiake dhe servilizmi, dhe jo dija dhe kompetenca, të bëjnë ministër të arsimit”, ka shkruar ajo.

Ish-deputetja e PDK-së ka theksuar se kështu Kosova jo vetëm që ka dështuar arsimin si sektor, por po humb edhe dijen si vlerë kombëtare.

“Ndërkohë analfabetizmi nuk del vetëm si pasojë e keqqeverijes së Kurtit, por del të jetë objektivë kryesore e saj”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në qeverisjen e PDK-së, Izmi…