Besa Ismaili-Ahmeti: Më 7 qershor do ta presim propagandën me votë

30 maj 2026 | 15:15

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit në detyrë, duke e cilësuar qasjen e tij politike si një “rënie faustiniane”, ndërsa ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një video të publikuar në ‘Facebook’, Ismaili-Ahmeti ka pyetur: “Për çka e lyp njeriu pushtetin nëse jo për të bërë ndonjë hajr?!”, duke akuzuar pushtetin aktual për propagandë dhe mungesë rezultatesh konkrete për qytetarët.

Ajo ka theksuar se 7 qershori do të jetë dita kur qytetarët do t’i japin fund propagandës përmes votës së lirë, duke kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e saj me numrin 60.

“Me 7 qershor, dita kur ne do ta presim propagandën”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti, duke e shoqëruar mesazhin me thirrjen për të votuar PDK-në me numrin 125 dhe kandidaturën e saj me numrin 60.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 10, Enver Hoxhaj,…