Besa Ismaili-Ahmeti: Pushteti i Kurtit nuk e do qytetarin e lirë ekonomikisht
18 maj 2026
| 11:40
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se sa më e madhe përqindja e fitores zgjedhore për Lëvizja Vetëvendosje, aq më e madhe varfëria në Kosovë.
“Sepse pushteti i Kurtit nuk e do qytetarin e lirë ekonomikisht. Sepse një popull i varfër është më i varur nga shteti, më i heshtur përballë padrejtësive dhe më i lehtë për t’u manipuluar me propaganda, subvencione të përkohshme, asistencë sociale e premtime boshe”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti në “Facebook”.
Ajo ka thënë se Albin Kurti e ushqen popullin me llafe-llafe, “sepse pushteti i tij ndihet më i sigurtë, kur qytetari lufton për bukën e gojës”.



